Kupa e Shqipërisë lë me pasoja Tiranën, dëmtimi i futbollistit detyron klubin të hyjë në merkato

by S.M

Tirana është futur edhe një herë tjetër në merkato. Këtë herë qëllimi është që të afrojë një mbrojtës të djathtë. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin urgjent, duke vlerësuar situatën që po kalon skuadra. Në fakt, shtysën më të madhe për këtë vendim e ka dhënë dëmtimi i Rimal Haxhiut.

Futbollisti u lëndua në sfidën e Kupës me Bylisin dhe rrezikon të jetë jashtë, gjatë. Ndonëse ende nuk kanë dalë rezultatet e rezonancës magnetike, duket se futbollisti mund të jetë jashtë nga 1 deri në tre muaj. Për Tiranën, kjo do të ishte humbje e madhe, pasi praktikisht, skuadra nuk ka mbrojtës të djathtë, ndonëse edhe Haxhiu ishte sajuar në këtë pozicion.

Alternativa e vetme që ka tani Magani është Gjumsi, i cili është anësor, por bën edhe rolin e mbrojtësit të djathtë nga halli, në ndihmë të skuadrës. Bardheblutë do të shohin në tregun e huaj për të gjetur mbrojtës të djathtë. Kujtojmë që Tirana e pati mbrojtësin e djathtë, Aran Isuf, i cili erdhi në verë nga kampionati bullgar. Gjithsesi, Isuf vendosi të largohej në dhjetor, duke prishur me mirëkuptim kontratën me ekipin e Tiranës.

NDESHJA NDAJ EGNATIA-s

Gugash Magani mund ti japë një shkundje lojtarëve të tij ,për tu larguar sa më shpejt nga vendi i parafundit e për tu rikthyer te fitorja që mungon prej 7 ndeshjesh radhazi. Egnatia nuk është kundërshtari i duhur për të dalë nga kriza, por tekniku peqinas do ta provojë deri në fund. Si Egnatia ashtu edhe Tirana e kanë kontigjentin e plotë, me dy teknikët që do të luajnë gjithcka për gjithcka.

LEXO ME SHUME:Merkato e bllokuar por Tirana vijon përforcimet, vjen firma me mesfushorin që mbylli aventurën në Izrael

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.