Pankarta, kore dhe spektakël! Tirana-Elbasani, ndeshja fitohet nga… tifozët (video)

Tirana-Elbasani

Tirana-Elbasani, ndeshja e javës së 23-të të Abissnet Superiore është mbyllur me rezultatin 0-0. Dy ekipet kanë ndarë nga një pikë në derbi, ku shumë tifozë ndodheshin në shkallët e stadiumit “Niko Dovana”.

Sulmuesi Jarmouni hapi shifrat në takimin përballë verdhebluve. Francezi gjeti golin në minutën e 13-të. Ndërsa, elbasanasit shtuan forcat në pjesën e dytë për të gjetur ekuilibrat, pas një pjese të parë në avantazhin e bardhebluve. Elbasani ia doli të barazojë 1-1 pas një goditjeje këndi që gjeti mbrojtësin Emiliano Musta dhe ky i fundit nuk gaboi me kokë. Ish-i i Egnatias ekuilibroi gjithçka në minutën e 73-të.

Dy klubet u përpoqën të merrnin diçka më tepër nga kjo ndeshje, por paqja u vulos në fund në stadiumin e Teutës. Me këtë barazim, Tirana renditet në vendin e parafundit me 22 pikë, ndërsa Elbasani pas dy humbjeve radhazi, mbetet në vendin e pestë me 29 pikë.

LEXO ME SHUME:Dëmtime dhe pezullime, Tirana mes shumë mungesave në sfidën ndaj Elbasanit

Tirana mes shumë problemeve në  takimin që do të luajë në fundjavë ndaj Elbasanit. Abel Aban është në dispozicion të trajnerit Bledi Shkëmbi, ndërsa Aldi Gjumsi vazhdon të mos stërvitet dhe do ta humbasë Elbasanin. Edhe në këtë sfidë të javës së 23-të, problem do të jenë mungesat që do të ketë ekipi.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës

Comments are closed

Add Comment