Drejtori i Partizanit, Olsi Rama, foli në Supersport për situatën ekonomike të futbollit shqiptar dhe u ndal te Fair Play Financiar dhe borxhet. Numri 2 i klubit të kuq ka folur hapur duke zbuluar se ekipi i kuq është më i disfavorizuari nga rregullat e UEFA-s pasi nuk mund të arrijë marrëveshje me tatimet pasi është Shoqëri Aksionare, ndryshe nga Tirana e Vllaznia që sipas tij, fshihen pas bashkive.
“Partizan iështë i vetmi klub në Shqpëri që nuk ka asnjë borxh ndaj të tretëve apo tatimeve, asnjë borxh. Nuk bëjmë dot as marrëveshje edhe sikur të kishim borxhe. Klubet e tjera kanë marrëveshje dhe borxhe të jashtëzakonshme. Nëse flasim për Fair Play Financiar, Partizani është klubi më i disfavorizuar në Shqipëri.
Klubet e tjera mund të bëjnë marrëveshje me tatimet, ndërsa ne jo sepse jemi Sh.A (Shoqëri Aksionare). Per shembull, Tirana dhe Vllaznia kanë një pjesë, përqindje nga Bashkia dhe pushteti lokal mund të gjejë një mënyrë. Ata fshihen pas kësaj dhe vazhdojnë të futen në borxhe të frikshme”, tha Rama.