Sembene shpëton Partizanin në shtesë: Shkëmbi mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë

Tirana

Tirana nuk arrin dot te ruaje suksesin. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi me një barazim dramatik 1-1, në një ndeshje plot emocione dhe tension deri në minutat e fundit. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore u luajt në stadiumin “Arena e Demave”, ku të dy skuadrat luftuan fort për tre pikët, por në fund ndanë nga një pikë secila. Ernest kaloi bardheblutë në avantazh, në shtesë, pastaj, Sembene vendosi ndeshjen në ekilibër.

Që nga minuta e parë, loja u zhvillua me një intensitet të lartë, ku të dyja skuadrat u përpoqën të kontrollonin mesfushën dhe të krijonin raste të rrezikshme. Tirana e nisi takimin me një qasje më sulmuese, duke shfrytëzuar krahët dhe duke u përpjekur të vinte në vështirësi mbrojtjen e Partizanit. Pavarësisht disa rasteve të krijuara nga Tirana, portieri Qirko u tregua i vëmendshëm dhe shmangu çdo rrezik të mundshëm. Nga ana tjetër, Partizani u përqendrua më shumë në mbrojtje dhe kërkonte të godiste në kundërsulme, por pa sukses përballë një mbrojtjeje solide të kundërshtarit.

Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernest në  minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.

Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.

Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim. Derbi i kryeqytetit tregoi edhe një herë rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, me Tiranen që ishte më afër fitores, por Partizani demonstroi karakter deri në fund duke marrë një pikë të vlefshme.

LEXO ME SHUME:Partizani-Tirana, shtyhet zyrtarisht nisja e derbit; shkak bëhet mungesa e policisë

Related posts

Mbylli aventurën me Llapin, ish-portieri i Kombëtares U-21 Vokli Laroshi opsion për skuadrat e Superiores

Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

“Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)

2 comments

Partizani me deklaratë zyrtare për incidentet në derbi 09/02/2025 - 18:46
[…] LEXO ME SHUME:Sembene shpëton Partizanin në shtesë: Shkëmbi mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë […]
Bledi Shkëmbi polemizon për golin e Partizanit: Duhet të shënonim. 09/02/2025 - 16:44
[…] LEXO ME SHUME:Sembene shpëton Partizanin në shtesë: Shkëmbi mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë […]

Comments are closed

Add Comment