Tirana nuk arrin dot te ruaje suksesin. Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës përfundoi me një barazim dramatik 1-1, në një ndeshje plot emocione dhe tension deri në minutat e fundit. Sfida e vlefshme për javën e 24-të të Kategorisë Superiore u luajt në stadiumin “Arena e Demave”, ku të dy skuadrat luftuan fort për tre pikët, por në fund ndanë nga një pikë secila. Ernest kaloi bardheblutë në avantazh, në shtesë, pastaj, Sembene vendosi ndeshjen në ekilibër.
Që nga minuta e parë, loja u zhvillua me një intensitet të lartë, ku të dyja skuadrat u përpoqën të kontrollonin mesfushën dhe të krijonin raste të rrezikshme. Tirana e nisi takimin me një qasje më sulmuese, duke shfrytëzuar krahët dhe duke u përpjekur të vinte në vështirësi mbrojtjen e Partizanit. Pavarësisht disa rasteve të krijuara nga Tirana, portieri Qirko u tregua i vëmendshëm dhe shmangu çdo rrezik të mundshëm. Nga ana tjetër, Partizani u përqendrua më shumë në mbrojtje dhe kërkonte të godiste në kundërsulme, por pa sukses përballë një mbrojtjeje solide të kundërshtarit.
Golin e parë e ka shënuar Tirana me anë të Ernest në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 90-të është Sembene që barazon shifrat. Menjëherë pas golit të barazimit plas sherri mes lojtarëve në fushën e lojës.
Eldorjan Hamiti nuk kursen asnjë, teksa nxjer me të kuq nga Partizani, Taipin, Gudjufi dhe Bytyçin, ndërsa nga Tirana, Markun, Micin, Gjumsin dhe drejtorin Ibrahimi.
Minutat e mbetura do të vazhdonin mes tensionit, teksa pavarësisht gjithçkaje ky derbi nuk prodhoi më shumë se 2 gola dhe me ekipet që ndajnë kështu nga 1 pikë. Ky është debri i 3-të për këtë sezon që ndahet në barazim. Derbi i kryeqytetit tregoi edhe një herë rivalitetin e madh mes këtyre dy skuadrave, me Tiranen që ishte më afër fitores, por Partizani demonstroi karakter deri në fund duke marrë një pikë të vlefshme.
2 comments
[…] LEXO ME SHUME:Sembene shpëton Partizanin në shtesë: Shkëmbi mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë […]
[…] LEXO ME SHUME:Sembene shpëton Partizanin në shtesë: Shkëmbi mbetet pa fitore në derbi edhe këtë herë […]
Comments are closed