Tirana e Bledi Shkëmbit pa asnjë fitore në fazën përgatitore, mposhtet nga Struga e Qatip Osmanit

by KLIKOJE.AL

Tirana ka humbur miqësoren e tretë në kuadër të fazës përgatitore në Ohër. Bardheblutë u mposhtën nga Struga me rezultatin minimal 1-0 falë golit të Marjan Radeskit në minutën e 53′.

Trajnerët Shkëmbi e Osmani provuan thuajse të gjithë lojtarët që kishin në dispozicion. Tirana mbyll kështu fazën përgatitore me dy humbje dhe një barazim. Shkëndija ishte disfata e parë dhe debutimi i Bledi Shkëmbit, ndërsa barazimi erdhi ndaj Ballkanit.

Bardheblutë do të rikthehen në kryeqytet ku do të vijojnë përgatitjet për ndeshjen e parë kualifikuese të Conference League përballë Torpedo Kutaisi më 11 korrik në Gjeorgji.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.