Shqipëria ishte e para në Europë për rritjen e numrit të turistëve dhe e treta në botë, sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit.
Në kryeqytet që në orët e para të mëngjesit, has ture tursitësh, të grupmoshave të ndryshme.
“Vij nga Amerika, është hera e parë këtu dhe çdo gjë është fantastike, njerëzit janë kaq të sjellshëm, jam vërtetë e impresionuar. Këtu më bën përshtypje që njerëzit duken shumë të lumtur”, thotë një turiste.
“Kam ardhur nga Amerika…po bëjmë një tur në të gjithë Ballkanin dhe Tirana më impresionon, duke ditur se çfarë keni kaluar dhe se si sot është e transformuar. Ajo që kisha dëgjuar për Shqipërinë është se vazhdon të ruajë traditat dhe origjinalitetin e saj”, shprehet një tjetër.
Sipas të dhënave të Instat, për muajin prill në Shqipëri, kanë hyrë 614.256 të huaj, 52.8% krahasuar me prill 2022.
Guidat janë kudo me turistët, duke iu dhënë informacionet e duhura mbi kulturën, historinë dhe traditat tona.
“Më para bëja 7-8 ture ne vit, sot jam diku tek 20-25. Turizmi kulturor i tërheq. Tirana, Berati, Gjirokastra, Kruja janë pikat kryesore”, thotë Ilir Hidri, guidë.
Gjatë katërmujorit të parë 2023, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.684.820. Ky numër është rritur me 57,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Turistë nga rajoni i Evropës mbajnë numrin më të lartë 590.603 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/ Paqësori.