Tirana, dy titullarët nuk stërviten me skuadrën; shfaqin probleme fizike (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Kategoria Superiore është në pauzë për shkak të ndeshjeve të kombëtares, por te Tirana nuk kanë shumë kohë për të humbur.Bardheblutë kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Kundërshtari i radhës do të jetë Bylisi, sfidë që do të luhet në “Adush Muça”. Një përballje shumë e rëndësishme dhe për këtë Bledi Shkëmbi ka vendosur që skuadra të vazhdojë seancat stërvitore. Ajo që shqetëson teknikun është gjendja fizike e Arhan Isuf, mbrojtësi bullgar nuk ishte në ndeshjen e fundit ndaj Egnatias. 25-vjeçari vazhdon të stërvitet i diferencuar, gjithashtu edhe Fatmir Prengaj, sulmuesi pas ndeshjes me rrogozhinasit ka shfaqur një problem në kofshë, dhe stafi mjekësor po monitoron me kujdes gjendjen e sulmuesit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.