“Do të kemi një fund të gëzueshëm”, Bledi Shkëmbi i bindur në suksesin e Tiranës: Jemi në gjendje të mirë, të ardhmen e shoh këtu…

Tirana

Tirana do të përballet me Pogradecin në finalen që vendos fatet e gjithë sezonit për të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, më 4 maj prej orës 18:00. Para këtij takimi ka folur trajneri Bledi Shkëmbi. Tekniku i bardhebluve deklaroi:

DEKLARATA E BLEDI SHKËMBIT

“Vendimtare, ndeshja e fundit, e sezonit. Më gëzon në stërvitje se janë rikthyer 2-3 futbollistë, që ndeshjen e fundit kishin probleme. Jemi stërvitur mirë, kemi folur nga ana psikologjike, për pjesën që duhet të luajmë të qetë, të luajmë futbollin më të mirë të mundshëm që kemi luajtur në këtë kampionat, shpresojmë të kemi dhe fat.

Nuk i druhem faktit të presionit, ndeshje vendimtare që futbollistët duhet të bëjnë më të mirën e tyre. Janë të rritur, kuptojnë rëndësinë e këtij momenti, ndeshje dhe klubi. Kemi kaluar vit goxha të vështirë, jam i bindur që fundit do të jetë i gëzueshëm.

Njeriu gjithmonë ka shpresë për më mirë. Rikthimi im ishte duke menduar dhe duke patur besim për të bërë më mirë. Ndoshta nuk është momenti për të bërë analizë, e rëndësishme të shpëtojmë sezonin dhe pastaj të shikojmë çfarë do bëjmë. E ardhmja te Tirana? E rëndësishme është kjo ndeshje, patjetër që shikoj, çdo trajner kërkon të rrijë sa më gjatë te një skuadër. Ka kohë pastaj për të vendosur dhe për të bërë më të mirën për skuadrën dhe klubin. E rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje dhe të qëndrojmë në Superligë”, u shpreh trajneri Shkëmbi.

LEXO ME SHUME:Sfida ndaj Pogradecit vlen gjithë sezonin, Tirona Fanatics me postim të rëndësishëm (FOTO)

Related posts

Nisin ndryshimet te Tirana, tre lojtarë thujse të larguar pas përfundimit të sezonit (EMRAT)

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Comments are closed

Add Comment