Tirana në Greqi për fazën përgatitore, zbulohen tre miqësoret në tokën helene

by KLIKOJE.AL

Tirana do e zhvillojë fazën përgatitore në Greqi. Në prag është fillimi i kampionatit dhe bardheblutë kanë lënë kompleksin “Skënder Halili” dje.

Për të testuar gjendjen e ekipit dhe për të vlerësuar ecurinë e përgatitjeve, Tirana ka planifikuar disa ndeshje miqësore. E para do të luhet ditën e nesërme ndaj ekipit grek Pansiriakos, një përballje që pritet të jape sinjale të para përgjendjen e skuadrës.

Më pas, më 3 gusht, Tirana do të përballet me Elbasanin, ekip që po zhvillon gjithashtu fazën përgatitore në Greqi. Ndeshja pritet të jetë një test I mire mes dy skuadrave shqiptare në prag të sezonit të ri.

Miqësorja e tretë do të luhet më 8 gusht ndaj ekipit grek Kalamata, një tjetër sfidë që do t’i shërbejë trajnerit për të analizuar alternativat dhe për të përsosur aspektet taktike të lojës.

Skuadra do të rikthehet në Shqipëri më 9 gusht, pwr të vijuar përgatitjet në vend dhe për të hyrë në fazën përfundimtare para nisjes së sezonit të ri.

LEXO ME SHUME:Keidi Bare bëhet “barrë” e klubit spanjoll, Real Zaragoza kërkon ta largojë me patjetër (ARSYEJA)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.