Tifozi spanjoll surprizon Myrto Uzunin, pankartë në gjuhën shqipe

by S.M

Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Granadës. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, po udhëheq ekipin spanjoll drejt rikthimit në La Liga.

Deri tani numëron 10 gola (+3 asiste) si askush tjetër në divizionin e dytë të futbollit spanjoll, ndërkohë që Granada ndodhet pesë pikë larg vendit të dytë.

Trajneri Paco Lopez vendosi ta zhvillonte me dyer të hapura stërvitjen e ditës së djeshme. Shumë tifozë nxituan të shihnin nga afër heronjtë e tyre.

Një tifoz i vogël u shfaq me një pankartë në gjuhën shqipe, aty ku kishte shkruar: “Myrto Uzuni, më jep këmishën tënde, ju lutem”.

Gjesti i bukur ka lumturuar 27-vjeçarin nga Berati, i cili ka përfituar të bëjë disa foto dhe të dhurojë autografe për të dhe tifozët e tjerë të skuadrës spanjolle.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

1 comment

Anonymous 09/03/2024 - 19:29

Can you be more specific about the content of your article? After reading it, I still have some doubts. Hope you can help me.

Reply

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.