Tifozët shqiptarë japin leksione në Pragë, festë kuqezi dhe atmosferë elektrizuese (video)

Mbështetje dhe dashuri e pakushtëzuar deri në sekondën e fundit. Shqipëria synon kualifikimin në fazën finale të Kampionatit Europian 2024. Ndeshjet e mira me Sylvinhon në stol, ka ndezur entuziasmin edhe te tifozët, që si gjithmonë  janë të shumtë në përkrahje të ekipit kombëtarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së ditës së mërkurë, në kryeqytetin e Republikës Çeke mbërritën mijëra tifozë nga Shqipëria dhe jo vetëm, duke pushtuar qendrën e Pragës dhe rrugët kryesore të kryeqytetit çek.Atmosferë elektrizuese me dominimin e ngjyrave kuqezi.

Shqipëria deri më tani ka grumbulluar 6 pikë në kualifikueset e Europianit dhe renditet në vendin e dytë. Grupi E kryesohet nga Çekia, me një pikë më shumë.

Related posts

Mbylli aventurën me Llapin, ish-portieri i Kombëtares U-21 Vokli Laroshi opsion për skuadrat e Superiores

Nuk ka rinovuar ende me Egnatian, Partizani gati të përfitojë; nis bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit

“Fol ti më mirë”/ Ndeshja ndaj Serbisë, konferenca e Hysajt dhe Qazim Laçit shkakton të qeshura (video)