Egnatia debutoi në Europë për herë të parë në histori, duke u përballur me Ararat Armeninë, skuadër e cila e eliminoi Egnatian vetëm pas penalltive. në “Elbasan Arena” u zhvillua një takim fantastik, ku rezultati përfundimtar ishte 4-4.
Ndërkohë, UEFA nuk ka lënë pas edhe incidentet që kanë ndodhur, ku në disa momente tifozët kanë hedhur sende të forta në fushë. Kryesisht, nga tribuna qendrore u hodhën shishe në drejtim të pankinës armene dhe kjo ka bërë që delegati të raportojnë incidentin e ndodhur, gjë e cila përkthehet në gjobë.
Kështu, UEFA ka vendosur të gjobisë Egnatian në vlerën e 2750 Eurove, për shkak të këtyre sendeve të hedhura. “Egnatia – Ararat (4-4) 20 Korrik 2023. Incidentet e Egnatias dhe vendimi – Hedhje e sendeve në fushë: Gjobë 2,750 euro”, shkruhej në vendimin e UEFA-s.