243
Kombëtarja shqiptare do të luajë nesër miqësoren ndaj Bullgarisë, me sfidën që do të nisë në orën 18:00 në Air Albania.
Ndryshe nga Republika Çeke, ku shitja e biletave ishte me ritëm të frikshëm dhe për tri orë u mbaruan të gjitha, për duelin ndaj Bullgarisë stadiumi do të jetë e vështirë të mbushet.
Deri më tani janë shitur mbi 7 mijë bileta, ndërkohë që deri orën e ndeshjes pritet që numri të shkojë deri në 10 mijë ka njoftuar PanoramaSport.
Shqipëria ditë më parë triumfoi 3-0 kundër Çekisë në kualifikimet për Kampionatin Evropian 2024. Kuqezinjtë janë afër kualifikimit të dytë në histori pasi i duhet vetëm edhe një pikënga dy ndeshjet që do t’i zhvillojë deri në përfundimin e ciklit kualifikues.