Tifozët e Interit nuk e tolerojnë humbjen ndaj Spezia-s, takimi me lojtarët: Tregoni b**** në fushë (video)

Humbja ndaj Spezias konfirmoi sëmundjen e Interit në transferta. Me këtë disfatë, klubi zikaltër komplikon garën për një vend në Champions League dhe mbi të gjitha shkaktoi reagimin e tifozëve të pranishëm në stadium.

Në fund të ndeshjes, disa lojtarë si Lukaku, Dimarco, Calhanoglu, Handanovic dhe Onana ishin në rreshtin e parë dhe kaluan nën kurbën e tifozëve të cilët nuk e fshehën zhgënjimin e tyre. “ Nxirrni b***”, ishte kori i ultrasve, të zhgënjyer dhe të shqetësuar në kuadër të ndeshjes së dytë të 1/8 të Champions League ndaj Portos.

Related posts

Gvozdenoviç paralajmëron surpriza ndaj Dinamos, zbulon lëvizjen e bujshme në konferencë

FOTO/ Duel zjarri për kreun, Vllaznia-Egnatia nis me lëvizje taktike (FORMACIONET)

E FUNDIT/ E ardhmja e Orges Shehit te Tirana mbetet mister, në prapaskenë dalin rivalët e bardhebluve