Tifozët e Egnatias të karikuar përpara finales ndaj Partizanit, zbulohet sa bileta janë shitur në sektorin e rrogozhinasve

by KLIKOJE.AL

Intensiteti i përgatitjeve tek Egnatia rritet ditë pas dite. Skuadra e drejtuar nga Tetova po i zhvillon seancat stërvitore në stadiumin e qytetit gjatë pasditeve, rreth orës 17:30. Trajneri po provon t’i japë ngarkesën e duhur lojtarëve, pa rrezikuar t’i sprovojë ndjeshëm në aspektin fizik. Ndonëse jemi në limitet e këtij sezoni lojtarët e Egnatias kanë shfaqur një formë të kënaqshme fizike, çka është një sinjal i rëndësishëm para finales.

Seancat stërvitore priten me entuziazëm edhe nga tifozët rrogozhinas, të cilët mundohen të ndjekin përgatitjet e skuadrës në prag të duelit vendimtar kundër Partizanit. Nga burime pranë klubit deri tani interesimi ka qenë i kënaqshëm, ku janë shitur afro 1500 bileta. Klubi pritet të ofrojë edhe transport falas për në Tiranë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.