Tifozët e Egnatias duan Kupën për të nderuar Dwamenan, baner i madh në nder të ish-sulmuesit (video)

by KLIKOJE.AL

Një gjest fantastik nga tifozët e Egnatias vjen në startin e finales së Kupës përballë Kukësit.

Gjatë momentit kur skuadrat po këndonin himnin, një baner gjigant shpaloset në tribunën ku ulen tifozët rrogozhinasit, në formën e një fanelle dhe mbi të shkruhet emri i Dwamenas dhe numri 7 që ai mbante mbi shpinë.

Një mrekulli e rrogozhinasve që nderojnë ish-kapitenin e tyre i cili u nda tragjikisht nga jeta në fushën e lojës. Kujtojmë që trofeun e vetëm që Egnatia ka në repertor është ai i Kupës së Shqipërisë të cilën e fituan vitin e shkuar përballë Tiranës nën udhëheqjen e Raphael Dwamenas.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.