Besiktas ka triumfuar në shtëpi përballë Konyaspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të Superligës turke. Sfida e cila u zhvillua në “Tupras Stadium”, përfundoi me fitoren 2-0 të Besiktas. Në përfundim të ndeshjes, Ernest Muçi tha fjalët e para pas këtij suksesi.
“Jam shumë i lumtur sepse në ndeshjen e parë në shtëpi fituam 3 pikë. I kam njohur tifozët që më parë, e kam ditur se sa shumë i kanë mbështetur kur luajnë në shtëpi. Ishte jashtëzakonisht e rëndësishme të merrnim tre pikët”.
???? Ernest Muçi ve Al-Musrati, Beşiktaş taraftarıyla galibiyetin sevincini yaşıyor! #BJKvKNY pic.twitter.com/SiyhqL3MfF
— beIN SPORTS Türkiye (@beINSPORTS_TR) February 19, 2024
Duke tërhequr vëmendjen për mbështetjen e tifozëve, Ernest Muçi tha: “Tifozët janë fuqia që na shtyn të ecim përpara. Ata na bënë ta ndjejmë këtë edhe sot. Ne e fituam ndeshjen në pjesën e dytë falë mbështetjes së tyre. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij klubi të madh.
I pyetur nëse është i kënaqur me pozicionin që i ndërron shpesh Fernando Santos, Ernest Muçi u përgjigj: “Mund të luaj kudo dhe në çdo pozicion ku mund të jem i dobishëm. Për sa kohë që jam në fushë, dua të krijoj një lojë sulmuese.E rëndësishme është të kontribuojmë për ekipin”. Përfundoi futbollisti.