Bora, Donaldi dhe Trixa kanë qenë 3 nga personazhet më të komentuara në muajt e fundit, por vëmendja sikur ra ka këto ditë që u mësua se Donaldi dhe Bora janë rikthyer bashkë dhe të gjithë po presin që ata thjesht ta bëjnë publike. Nga ana tjetër Beatrix duket se është pajtuar me këtë situatë, por jo komplet në paqe nëse shohim tekstin në këngën e re të saj “Vonë”.
Këngëtarja ka publikuar projektin më të ri që përkon me ditëlindjen e saj dhe në tekst gjejmë fjalë që mund të themi se janë kunja për Donaldin.
“Tash thuj menemadhe se kur e pate nuk dite me e mbajt”, dëgjohet nga Trixa që në hyrje të këngës dhe më pas thotë: “Jo nuk e gjej tek ti një ndjenjë, je fake.”
Një pjesë e këngës mban tekstin:
“Mos em prek
Se nuk ke lon ven
Tash po tdjeg
E inati po tvjen
Thuj menemadhe
Se kur e pate
Nuk dite se majte
Jo nuk e majte
Von o per falje
Ti ke gabu
Ti e din qa du
Senet kan ndryshu
Ti nuk je per mu Eeej
Jo nuk e gjej
Te ti 1 ndjenj
Shum je fake ti ej.”
Ndërkohë para pak ditësh në një intervistë Trixa u shpreh për rikthimin e Donaldit me Borën:
“Është një pyetje që po ma bëjnë të gjithë. Nëse ata kanë gjetur lumturinë atëherë edhe unë jau uroj.”