“Ti njollose Partinë Demokratike”, përplasje mes Andi Bushatit dhe Sali Berishës (video)

Analisti Andi Bushati debatoi me kreun e PD, Sali Berisha në studion e emisionit Now, lidhur me akuzat ndaj Lulzim Bashës për financim me para ruse. Sipas Bushatit, me qëndrimin e tij kundër Bashës, Berisha rimori tezën e Edi Ramës duke i lënë një njollë PD.

“Është tjetër gjë të akuzosh tjetrin siç bëri Rama. Keni ngritur edhe komisioni. Ju doli që janë para ruse? Ju rimorët tezën e Ramës dhe i latë një njollë PD.

E di kush është shqetësimi im, se shpesh këto 30 vite është bëtë metodë, kap edhe një të pavërtetë po t’u desh për të luftuar kundërshtarin, hidhe në treg se punë e madhe. Edi Rama pagoi, loboi për këtë punë. Nuk paguan njëri për të nxjerrë të vërtetën dhe ju ratë pre e kësaj”, tha Bushati.

Ndërkohë, vetë Berisha duke folur për lobimin me para ruse dhe lidhjen e kësaj çështje me McGonigal, tha se ish-drejtori i FBI u ka bërë presion prokurorëve të SPAK që të arrestonin ish-kryeministrin. Këta informacion, tha se e kishte nga burime të brendshme.

“Nga burime të brendshme të SPAK, McGonigal ka pasur takime. Ai kërkonte arrestimin e Sali Berishës dhe pse se arrestoni. Ka bërë presion të madh, të pestëve aty, Krajës dhe të tjerëve”, u shpreh Sali Berisha.

Related posts

“Një nga fansat e mi më të flaktë është bababufi, mi shikon…”/ Kandidatja e PS, Çaushi vijon ironizimet: O Gazo, o balerin ti…

Paundi dhe dollari në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 29 prill 2025

“O burrec 2 metra, i flet vetes ‘Sy m’sy’ çdo mëngjes”/ Kreu i PD-së, shpërthen ndaj Ramës: Edhe në Big Brother…