“Luajtëm shumë ngadalë”/ Thomas Brdaric kënaqet me barazimin ndaj Tiranës: Ndeshje e barabartë

Thomas Brdaric

Tirana dhe Vllaznia kanë barazuar në ndeshjen e sotme të vlefshme për javën e 29-të të Superiores. Klasikja e cila u zhvilluar në staidumin “Elbasan Arena”, përfundoi në barazim pa gola. Pas kësaj sfide ka folur trajneri i shkodranëve, Thomas Brdaric.

DEKLARATA E THOMAS BRDARIC

“Ne e morëm këtë pikë pasi ishte një ndeshje e fortë. Mënyra si e nisëm lojën në pjesën e parë, nuk jam dakord me atë ç’ka dhamë. Në pjesën e dytë ishim më mirë dhe patëm mundësi shënimi. Për rastet e pastra që kishim në pjesën e dytë duhet ta fitonim ndeshjen. Po luanim kundër Tiranës, pasi po luftojnë për mbijetesë kanë objektiva, janë ekip me histori. Luajtëm në transfertë, por në përgjithësi ishte 50 me 50.

Në pjesën e parë kemi luajtur shumë ngadalë. Nuk ia dolëm që të dërgonim topin në zonën e fundit, ashtu siç ishte ideja e jonë për sot. Ndeshje të forta si e sotmja duhet të qarkullohet topi më shpejt. Të ekzekutojmë edhe mundësitë teknike. Kemi luajtur shumë topa në qendër dhe ishte një zonë e mbyllur, e ngushtë. Lejuam Tiranën që të vinte me kundërsulme. Janë shumë të rrezikshme, shënuan kundër Laçit në atë mënyrë.

Dodaj jo titullar, pse? Para së gjithash, Dodaj ka bërë një rritje të jashtëzakonshme këtë sezon. Duhet të kemi balancë dhe t’i japim lojtarëve të tjerë minuta, s’duhet të harxhojmë të gjithë energjinë e djemve. Kemi ndeshje shumë shpejt të shtunën dhe ai mund të tregojë kualitetin e tij”, tha Thomas Brdaric.

LEXO ME SHUME:Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)

Related posts

Nuk ka fitues në Durrës! Teuta proteston për penallti, Elbasani i largohet Final-Four (video)

“Gabuam në pasimet e thjeshta”, Bledi Shkëmbi kapet me lojtarët e tij pas ndeshjes me Vllazninë: Po vuajmë nga ana fizike dhe në qarkullimin e topit

Klasike pa ngjyra! Tiranës i anulohen dy gola, Vllaznia blindon pozitat për në Final-Four (video)