“Theva kockat e thembrës”/ Prapaskena e largimit të Eros Grezdës nga Partizani, shkak ishte fusha sintetike

by S.M

Largimi i Eros Grezdës nga skuadra e Partizanit ishte disi e pritshme nga ana e tifozërisë së kuqe. Dje, kampionët e Shqipërisë zyrtarizuan “divorcin” me futbollistin dhe tashmë ai është një lojtar i lirë. Dëmtimet e shumta e përndoqën edhe tek të kuqtë. E për këtë erdhi edhe largimi i parakohshëm.

Grezda dhe presidenti Gaz Demi kanë pasur një pakt me njëri-tjetrin, që t’i shërbejnë klubit dhe vetes. Në kushtet kur dëmtimet ishin të njëpasnjëshme, lojtari kërkoi largimin për t’iu mos iu bërë “barrë” kryeqytetasve.

“Sapo u riktheva nga demtimi i gjatë, mora një tjetër dëmtim të papritur në thembër. Duke qenë se fusha e stadiumit të Partizanit ka një bar sintetik të fortë, theva muskujt dhe kockat e thembrës dhe më duhet të qendroj sërish për një kohë të gjatë larg fushave. Për të mos i’u bërë barrë klubit fola me presidentin për të ndërprerë kontratën.”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.