Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik që goditi Turqinë/ Raportohen mbi 900 të plagosur dhe vazhdojnë kërkimet në 8 ndërtesa të shembura

Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit ditën e sotme, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.

Numri i viktimave nga tërmeti i fortë i së premtes në Izmir ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).

Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.

Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.

Paraditen e sotme numri i viktimave ishte 51. Agjencia tha që nga ora 9.30 e mëngjesit me orën lokale ka pasur 850 pas-tronditje me 40 më të forta se madhësia 4.0.

Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.

Të paktën 896 njerëz u plagosën të premten kur një tërmet me madhësi 6.6 tronditi rajonin.

Gjithsej 682 të plagosur kanë lënë spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.

Related posts

“Profecia” e asteroidit të Nostradamusit bëhet e vërtetë?! Ja çfarë thotë parashikuesi

Dhunoi barbarisht partneren se nuk pranonte ndarjen/ Gazetari i njohur e pëson keq

MOMENT TRAGJIK! Një burrë humbet jetën pas sulmit të peshkaqenit në gjirin e…