Numri i të vdekurve nga tërmeti që goditi rajonin e Egjeut të Turqisë u rrit ditën e sotme, sipas Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të vendit.
Numri i viktimave nga tërmeti i fortë i së premtes në Izmir ka shkuar në 62 bën të ditur Agjencia Turke e Menaxhimit të Fatkeqësive (AFAD).
Ndërsa numri i të plagosurve raportohet 940, nga këta 218 janë ende në spitale.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë ende në 8 ndërtesa që u shembën në zonën e Izmirit.
Paraditen e sotme numri i viktimave ishte 51. Agjencia tha që nga ora 9.30 e mëngjesit me orën lokale ka pasur 850 pas-tronditje me 40 më të forta se madhësia 4.0.
Aktivitetet e kërkimit dhe shpëtimit vazhdojnë në provincën bregdetare të Izmirit.
Të paktën 896 njerëz u plagosën të premten kur një tërmet me madhësi 6.6 tronditi rajonin.
Gjithsej 682 të plagosur kanë lënë spitalet, ndërsa 214 janë ende duke u mjekuar.