Prej disa kohësh Fjolla Morina është në qendër të vëmendjes për shkak të disa postimeve të çuditshme që bën në rrjetet e saj sociale. Ajo herë pas here bën akuza të forta për disa persona të njohur, duke thënë se janë pjesë e krimit të organizuar.
Media në Kosovë ‘n’ZOOM’ bën me dije se Fjolla u shtrua mbrëmjen e djeshme. Nuk dihet se me kë po qëndron vajza e saj e vogël, tashmë që Fjolla është në spital. Ndërsa që nga dita e djeshme, Morina nuk ka postuar asgjë në ‘Instagram’.
Ndërkohë kujtojmë se nëna e saj, Selvete Rexha, ka reaguar pak ditë më parë në lidhje me gjendjen e rëndur të së bijës. Ajo ka thënë se distancohet plotësisht nga publikimet e saj dhe u kërkon falje publikisht personave të përmendur në videot e Morinës.
Gjithashtu Selvete Rexha ka shtuar se është ndjerë e rrezikuar nga ajo dhe për këtë arsye ka katër muaj që është larguar nga shtëpia e Fjollës.
Edhe ish-bashkëshorti i saj, Fisnik Syla, ka reaguar në lidhje me deklaratat e forta të Morinës. Ai i ka kërkuar opinionit publik që t’a mirëkuptojnë pasi është në gjendje jo të mirë psikike.