Teuta e Tirana argëtohen me gola, por bllokohen në një barazim në “Niko Dovana”

by KLIKOJE.AL

Teuta i ka rrëmbyer në ndeshjen e sotme një pikë mjaft të rëndësishme Tiranës. Sfida e sotme e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” përfundoi 2-2.

Ishin kryeqytetasit që dolën të parët në avantazh me Florent Hasanin, por Teuta gjeti forcën dhe arriti të përmbyste me Filin dhe Gjinollarin duke mbyllur pjesën e parë 2-1 në favor të durrsakëve.

Me nisjen e pjesës së dytë Tirana rriti presionin duke shënuar me Najdovskin golin e barazimit për 2-2. Por që pas golit të katërt të sfidës, nuk ndryshoi asgjë.

Kishte raste të shumta, por të pa konkretizuara. Kështu Teuta merr një pikë të vlefshme, teksa Tirana lë 2 të tilla.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.