Teuta si finale me Laçin, klubi durrsak me njoftim të rëndësishëm për tifozët (POSTIMI)

Teuta

Teuta dhe Laçi do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 34-t të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana”, nis në orën 15:30.

Një duel direkt për mbijetesën, pas kurbinasit me 33 pikë mbajnë vendin e fundit në tabelë. Në krahun tjetër me 35 pikë, skuadra e Teutës renditet e 9-ta në tabelën e klasifikimit.

Ndërkohë që klubi durrsak ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët. Me anë të një postimi në faqen zyrtare, Teuta lajmëron tifozët se hyrja në stadium do të jetë falas për këtë sfidë.

Një qasje kjo për të afruar sa më shumë tifozë teksa prej kohësh durrsakët kanë braktisur skuadrën e tyre pasi “Niko Dovana” është thuajse e boshatisur në çdo takim. Java e 34-t është programuar të shtunën, më 12 prill, në orën 15:30. Ndeshjet e javës së 35-të do të luhen po të shtunën, më 19 prill, në orën 15:30. Java e 36-të dhe e fundit e kampionatit të rregullt do të luhet të dielën, më 27 prill, në orën 15:30.

POSTIMI I TEUTËS

MOS MUNGO, MBËSHTET TEUTËN!
KF Teuta dëshiron të njoftojë se për ndeshjen e rradhës në kampionati kundër Laçit (të shtunën ora 15:30), hyrja për tifozët do të jetë falas në të gjitha tribunat. Të gjitha rrugët të çojnë drejt stadiumit të qytetit. Ekipi ka nevojë për mbështetje masive! Merr një shokë dhe hajde në stadium.Forca Teuta!

LEXO ME SHUME:Tirana, titullari humbet ndeshjen me Skënderbeun; pesë mungesa për bardheblutë (EMRAT)

Related posts

VIDEO/ Ausilio i pret “biletën” Asllanit, drejtori i Interit: Duhet të gjejë ekip tjetër

Vllaznia përforcohet përpara Kupave të Europës, konfirmon huazimin me lojtarin e Skënderbeut (EMRI)

Akuza për lojën dhe humbjen, në Shkodër shpërthejnë ndaj klubit

Comments are closed

Add Comment