Teuta, dëmtimet e Arifit dhe Beqja-s prishin planet e Martinit në prag të ndeshjes me Erenin

Ardhja e Edi Martinit në stolin e Teutës ka dhënë efekt, duke grumbulluar katër pikë në dy ndeshje në detyrë. Fitorja e fundit ndaj Egnatias kryesuese në Rrogozhinë ishte një lloj morali për durrsakët që tani janë të bindur se mund të luajnë me cdo kundërshtar si i barabartë.

Të dielën në orën 18:00 në “Niko Dovana” Teuta dhe Erzeni do të luajnë për javën e tetë të Kategorisë Superiore. Trajneri Martini dhe stafi i tij e kanë të qartë se fitorja ndaj Erzenit është një detyrë për të përmbushur misionin e ringritjes dhe ngjitjes së skuadrës mbi mesin e renditjes. Sa i përket gjendjes së lojtarëve, Beqja dhe Arifi kanë patur probleme fizike, tekniku shkodran do i ketë në dispozicion, por jo sa për ti hedhur në fushë e për ti besuar nga minuta e parë. Me mungesën e Beqjas në repartin e mesfushës, mendohet se fanella e titullarit do t’i shkojë Erando Karabecit.

Related posts

FSHF del me NJOFTIM zyrtar, ja çfarë do të ndodhë me Kukësin dhe Butrintin për Kategorinë e Parë

Penalltitë “tradhtojnë” Kukësin, Bylisi B feston ngjitjen (video)

Sherr në ndeshjen e Play-Outit, ndeshja mbyllet me grushte mes lojtarëve (video)