Tërmeti i rrallë në New York, “tronditet” salla e Këshillit të Sigurimit të OKB, ja momenti kur… (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Banorët e New York-ut janë mësuar me motin e egër dhe stuhitë e mëdha, por nuk janë aq të ‘përgatitur’ për tërmetet. Një i tillë e magnitudë 4.8 ballë ka goditur New Jerseyn, duke tronditur ndërtesat në qytetin e New Yorkut dhe zonat përreth.

Raportohet se një takim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Gazën në selinë në New York u ndërpre përkohësisht për shkak të tërmetit. Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet e para brenda ndërtesës së Kombeve të Bashkuara teksa duken lëkundjet në sallë.

“A është një tërmet?”, tha përfaqësuesi i Save the Children, Janti Soeripto, i cili po fliste në atë kohë.

Tërmeti me magnitudë 3.8 goditi Buffalo, New Yorkun vitin e kaluar më 6 shkurt, por një tërmet i përmasave të sotme nuk ka ndodhur në zonë prej 40 vitesh.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.