Tërmet i fortë trondit Greqinë! Lëkundjet ndjehen deri në Sarandë, ja sa ishte magnituda

by KLIKOJE.AL

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të shkallës Rihter tronditi zonën e Thesprotisë në Greqi, të premten në mbrëmje rreth orës 23:52, me orën greke.

Epiqendra e tërmetit ishte 5 kilometra në veri të Leptokarias dhe thellësia fokale u vlerësua në 42 kilometra, sipas Institutit Gjeodinamik. Lëkundjet janë ndjerë në Paramythia, Igumenicë, Filiat dhe Janinë, por edhe në Konispol në Shqipëri.

Deri më tani nuk raportohet për dëme apo të lënduar.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.