Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin në pjesën e parë të ditës dominim të kthjellmeve në pothuajse gjithë territorin shqiptar.
Por pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në zonat malore dhe në qytetet e zonës së ulët, ku më të fokusuara vranësirat pritet të jenë në zonat Lindore.
Ndërsa zona bregdetare do të vijojë të mbizotërohet nga kthjellimet edhe gjatë pjesës së dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe lehtë në mesditë duke u luhatur nga -7°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 33 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Moti, e shtunë, 11 shkurt 2023
Sipas MeteoAlb, i ftohti Siberian gradualisht po tërhiqet nga territori shqiptar duke bërë që në vendin tonë të rikthehen temperaturat tipike për sa i përket muajit shkurt.
Shqipëria edhe pëgjatë të shtunës do të mbetet nën dominimin e masave ajrore të qëndrueshme të cilat do të sjellin orë të shumta me diell kryesisht në zonat bregdetare dhe në një pjesë të mirë të qyteteve të zonës së ulët.
Ndërsa në zonat malore here pas here pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -6°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.