Tërboi Mourinhon në finalen e Europa League, UEFA e vendos si arbitër në ndeshjen Çeki-Shqipëri

by KLIKOJE.AL

UEFA ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në sfidën Republika Çeke-Shqipëri. Një emër i madh i arbitrimit është zgjedhur që do të gjykojë këtë sfidë të rëndësishëm për Kombëtaren kuqezi dhe bëhet fjalë për Anthony Taylor.

44-vjeçari anglez cilësohet si arbitri më i mirë në Premier League për momentin, por kontestimet ndaj tij kanë qenë gjithnjë të shumta, si finalja e Europa League midis Sevillas dhe Romës, që bëri Jose Mourinhon të tërbohej dhe ta priste në parking për ta kritikuar.

Së bashku me Taylor, tre asistentët e tjerë të tij do të jenë anglez. Gery Besvik, Li Bets dhe Kreig Pavson, ndërsa sa i përket dy gjyqtarëve që do të jenë në VAR nuk janë zgjedhur akoma.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.