Tentoi të fuste mjete piroteknike në ndeshjen Partizani-Kukësi, procedohet tifozi 41-vjeçar

by KLIKOJE.AL

Një 41-vjeçar është proceduar penalisht nga policia pasi ka transportuar me fugonin e tifozëve disa kapsolla plasëse me qëllim për t’i futur në stadium gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi.

Policia bën me dije se gjatë kontrolleve në fugonin e tij janë gjetur një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse) të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Tashmë materialet në lidhje me këtë çështje i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Transportoi lëndë piroteknike (kapsolla plasëse), me fugonin e tifozëve, me qëllim për ti futur në stadium, gjatë ndeshjes Partizani-Kukësi, procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.

Lexo edhe:

Ndryshon kalendari i Superiores, ja kur do të luhet dueli Partizani-Kukësi

Plagoset me kapsoll 9-vjeçari në Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, gjatë kontrolleve të ushtruara për mbarëvajtjen e ndeshjes Partizani-Kukësi, ky shtetas, është konstatuar duke transportuar tifozët e Kukësit, me një automjet tip fugon, gjatë kontrollit të të cilit u gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë piroteknike (kapsolla plasëse).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.