Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë këtë të dielë, pasi tokat e tyre preken nga projekti i rrugës Thumanë-Kashar. Kjo është e disata herë që banorët e kësaj zone protestojnë. Ata nuk bien dakord me çmimin që u ofrohet për të kompensuar pronën e tyre.
Ndërkaq protesta e sotme është shoqëruar me tensione mes banorëve dhe policisë. Një prej grave, e pranishme në protestë, ka akuzuar drejtpërdrejtë uniformat blu duke thënë se një prej tyre e ka gjuajtur me këpucë dhe me gjunjë.
“Ai më gjuante me këpucë dhe me gjunjë, turp të ketë, unë po mbroj banesën time. Po më gjuante fshehtas me gjunjë dhe këpucë. Ja çfarë bën shteti, Belinda Balluku e bëri atë për Durrësin, këtu jemi deri në vdekje. Nuk e lëshoj të drejtën time, asnjëherë. E kam shenjën në mes ku më gjuajti me këpucë, i pafytyrë. T’u drejtova si zonjë. I ka thënë Rama Ballukut shko vriti!” u shpreh gruaja.