Telushi gjen ekip pas largimit nga Partizani, mesfushori gati të firmosë me klubin e Kategorisë së Parë

by S.M

Bruno Telushi prej disa ditësh nuk është më pjesë e Partizanit. Mesfushori vlonjat ndërpreu kontratën me klubin kryeqytetas pas një debati me trajnerin Zekic. Tashmë ofertat për lojtarin nuk mungojnë. Interes për të kanë shprehur shumë skuadra nga Kategoria Superiore, por lojtari sipas informacioneve të fundit mund të përfundojë te AF Elbasani.

Zyrtarizimi mungon ende, por duket se lojtari është bindur nga projekti i verdhebluve për të vijuar karrierën në Elbasan.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.