3.7K
Partizani do të luajë me Dinamon në “Elbasan Arena”, sfidë e vlefshme për javën e 5-të të Superiores. Derbi do të startojë në orën 18:00 dhe të kuqtë do të kërkojnë rikthimin te fitorja për të qenë në zonën”Final-Four”.
Zoran Zekic për sfidën e ditës së nesërme do të bëjë llogaritë pa 3 lojtarë. Pano Qirko, Sembene dhe Mensah nuk ia kanë dalë të rikuperohen në kohë dhe do të mungojnë. Ndërkohë në luftë me kohën është Andi Hadroj.
Në fakt përpos dëshirës së madhe që stafi ka që Hadroj të jetë i gatshëm, sërish shanset që pukjani të luajë ndaj “Bluve” janë shumë të vogla. Në këto kushte trajneri kroat po bën llogaritë pa shërbimet e tij, ndërsa mendon që në pozicionin e tij të aktivizojë Zejnullain.