751
Vllaznia po kalon një moment të mirë në kampionat. Fitorja kundër Skënderbeut në fundjavë, e çoi numrin e fitoreve në pesë radhazi. Megjithatë transferta e Korçës ka lënë me pasoja klubin shkodran. Në takimin e ardhshëm ndaj Kukësit në transfertë, kuqeblutë nuk do të kenë të gatshëm Ardit Krymin, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Në këto kushte do të jetë i pezulluar dhe nuk do të mund të japë kontributin e tij ndaj verilindorëve.
Por Krymi nuk do të jetë mungesa e vetme sepse edhe mbrojtësi i djathtë Geralb Smajli që u ndëshkua dje me karton të verdhë, ka plotësuar numrin 4 të tyre dhe si rrjedhojë do të mungojë në takimin e së dielës.