Goli i tretë në kampionatin ukrainas, Tedi Cara çon Oleksandrian në Kupat e Europës (video)

by KLIKOJE.AL

Tedi Cara ka qenë protagonisti kryesor i fitores së sotme të Oleksandrias në kampionatin ukrainas të futbollit përballë Inhulets në transfertë. Ai shënoi goli e vetëm të fitores 1-0 në pjesën e parë të ndeshjes, duke tundur rrjetën me një nuhatje gjahtari zone, pasi u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të lëshuar një gjuajtje të pakapshme për portierin kundërshtar. Cara e ka festuar me shqiponjë këtë gol të rëndësishëm për të dhe për klubin pasi që sot Oleksandria garantoi matematikisht praninë mes tre skuadrave të para në kampionat e kësisoj edhe në kompeticionet e UEFA-s.

Cara e ka festuar me shqiponjë këtë gol të rëndësishëm për të dhe për klubin pasi që sot Oleksandria garantoi matematikisht praninë mes tre skuadrave të para në kampionat e kësisoj edhe në kompeticionet e UEFA-s.

Për Tedi Cara-n, ky ishte goli i 3-të në vetëm 9 ndeshje me Oleksandrian, duke barazuar kësisoj shifrën e rrjetave të tundura me Partizanin në fazën e parë të edicionit, kur me të kuqtë luante 18 ndeshje.

TRANSFERIMI NË UKRAINË

Klubi shqiptar përfitoi rreth 145-150 mijë euro për shitjen e yllit të ekipit. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë mediat ukrainase, që tregojnë prapaskenat e këtij transferimi.

150 mijë euro në arkat e të kuqve, të cilët e shesin Cara sa dyfishi i asaj që e blen në vitin 2020 nga Besa, pra 75 mijë euro. 24 vjeçari e mbylli kështu me Partizanin pas plot 198 paraqitjesh me fanellën e kuqe. Në gjithë këto ndeshje, sulmuesi kavajas ia ka dalë që të shënojë 41 gola dhe të asistojë në 22 të tjerë.

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Duhet të mbaj të karikuar ekipin, Ardian Mema flet për ndeshjen me Besën: Përballje e fortë, por kemi disa probleme…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.