“Te Lyoni po qajnë për Sylvinhon”, Sokol Kushta i jep merita punës së trajnerit brazilian: Na mori nga balta dhe ja ku jemi sot

by S.M

Sokol Kushta ka vlerësuar punën e bërë nga Silvinjo në ekipin tonë kombëtar. Ish-sulmuesi i njohur vlonjat ka thënë në studion e emisionit “Ora Sport” në “Ora News” se që në momentin e parë që ka parë stërvitjen e Silvinjos, e ka kuptuar se ai e donte Shqipërinë.

Kushta shton gjithashtu se te Lioni janë penduar që nuk i dhanë kohën e duhur trajnerit Brazilian për të shprehur veten e tij.

“Shprehja e fundit e tranerit (Reja), ka thënë: ‘Ekipi shqiptar kaq i ka mundësitë’ dhe i vuri tapën. Ky zotëria ka ardhur në janar dhe për 6-7 muaj ndryshoi fytyrën e ekipit kombëtar totalisht. Unë kisha krijuar një ide, që Armand Duka na bënte formacionin. Por na dilka që ai nuk e bënka formacionin. Reja ka pasur idetë e tij. Edhe kjo gjë bie, që Armandua nuk fut hundët.

Unë pashë stërvitjen e parë dhe thashë: ‘Ky njeri (Silvinjo) e do Shqipërinë’. Kam parë edhe 10 ndeshje që tani po i qajnë ata të Lionit. Nuk i dhanë mundësinë të shprehej. Tani e kuptojnë çfarë gabimi kanë bërë me Silvinjon. A ka marrë Silvinjo më shumë nga Shqipëria, apo na ka dhënë? Na ka dhënë. Na gjeti në baltë”, është shprehur Sokol Kushta.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.