“Të lutem mos më vrit!”/ Publikohet momenti tronditës i marrjes peng të studentes nga militantët e Hamasit (VIDEO)

by KLIKOJE.AL

Të tjera pamje tronditëse vinë nga Izraeli, teksa vendi po përballet me sulmet shkatërruese të militantëve palestinëze të Hamasit.

Një video e rëndë po qarkullon në rrjet, ku tregohet se si militantët rëmbejnë me forcë një studente, që kishte marrë pjesë në një koncert para sulmit.

Vajza është identifikuar si 25-vjeçarja Noa Argamani, teksa shihet se si militantët e hipin me forcë në pjesën e pasme të mjetit, ndërsa ajo lutet që të mos ta vrasin.

“Mos më vrit! Jo, jo, jo!” bërtet ajo por personi i armatosur largohet me shpejtësi.

Noa është zhdukur që atëherë, ndërsa prindërit e saj kanë bërë apel për ndihmë për ta gjetur.

Si rasti i 25-vjeçares janë të shumta, teksa militantët vazhdojnë të sulmojnë civilët. Shumë vajza të mitura janë rrëmbyer dhe shumë të tjera janë vrarë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.