“Të lutem mos më braktis”/ Mamaja në gjendje të rëndë shëndetësore, futbollisti i Kukësit bën lutjen prekëse: Ti e di sa po vuaj (FOTO)

by KLIKOJE.AL

Sulmuesi i Kukësit Sebastian La Torre nuk po kalon një moment të mirë brenda fushe. Drejtuesit nuk e kanë më në planet e tyre sulmuesin nga Peruja, por në orët e fundit, vetë lojtari ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Instagram se mamaja e tij po vuan nga një sëmundje e rëndë dhe futbollisti i kërkon asaj të presë për rikthimin e tij në vendlindje.

POSTIMI I FUTBOLLISTIT

“Mami, unë e di që ti je e fortë dhe ne do të dalim nga kjo situatë e komplikuar që ti po kalon. Prit dhe pak, mos më braktis si gjyshja. Ti ia ke dalë një herë të mposhtësh këtë sëmundje të rëndë dhe unë e di që do ta bësh përsëri. Ti e di që sa po vuaj që të jem me ty. Të lutem mos më braktis, mami më prit!”

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.