Të gjithë të emocionuar, Edlir Tetova motivoi lojtarët para ndeshjes me Partizanin me pamjet e Dwamenas (video)

Titullin kampion nuk e fitoi vetëm Egnatia, por edhe i ndjeri Raphael Dwamena. Edhe pse humbi jetën në javët e para të “Abissnet Superiore”, sulmuesi qëndroi aty, në zemrat dhe mendjen e të gjithë lojtarëve të rrogozhinasve.

Dwamena nuk ishte thjeshtë një “ish-shok” skuadre pas vdekjes, por një motiv më tepër për të luftuar për trofe, të cilët iu dedikuan atij.

I gjithë ekipi i Egnatias dhe Edlir Tetova u mblodhën së bashku para finales ndaj Partizanit. Një mbledhje jo për skema, apo taktika, por për të përkujtuar të madhin Raphael Dwamena. Një video e cila tregonte momentet më të mira të sulmuesit ganez, nga e cila trajneri Tetova ia doli të motivonte lojtarët për të dalë në fushë dhe “sakatuar” Partizanin.

FJALËT E EDLIR TETOVËS

“Me shpirt me zemër, çdo gjë unë ja dedikoj atij lojtari. Kemi zgjedhur disa momente, nga më të mirat si ai e shijonte ndeshjen. Dua që ju ta shijoni ndeshjen si Dwamena”, thotë trajneri Edlir Tetova.

Pas këtyre fjalëve, i gjithë ekipi filluan që të shikonin videon e shokut të tyre, që për fat të keq dhe për dashurinë e madhe që kishte për futbollin, u nda nga jeta në fushën e lojës, aty ku ëndërronte të ishte që fëmijë.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës