“Nuk ka asgjë të keqe me këtë, ne të gjithë i kemi prekur femrat”. Ky koment seksist i kushtoi stolin trajnerit të Angers, Abdel Bouhazama, i cili kishte justifikuar kështu veprimin e futbollistit Ilyes Chetti, i cili është denoncuar për ngacmim seksual ndaj një vajze. Dalja e Bouhazama, e cila erdhi përpara humbjes së rëndë 5-0 ndaj Montpellier, shkaktoi diskutime në Francë, duke ngjallur shumë polemika dhe protesta. Vetë Angers dënoi sjelljen e trajnerit dhe pranoi dorëheqjen e tij.
Abdel 𝗕𝗼𝘂𝗵𝗮𝘇𝗮𝗺𝗮 n’est plus l'entraîneur de l’équipe professionnelle à partir de ce mardi 7 mars. Cette décision a été prise, hier, d’un commun accord, entre la Direction d’Angers SCO et Abdel 𝗕𝗼𝘂𝗵𝗮𝘇𝗮𝗺𝗮.
— Angers SCO (@AngersSCO) March 7, 2023
➡️ https://t.co/Qvv9sTtrBw pic.twitter.com/DEnc3AwgzL
“Përballë presionit mediatik dhe për të ruajtur imazhin e klubit dhe qetësinë e dhomës së zhveshjes, Abdel Bouhazama i njoftoi presidentit Saïd Chabane se ai ka vendosur të largohet nga posti i tij si trajner”, thuhet në deklaratën e klubit.