“Të dua më së shumti në botë”, komentatori shqiptar çmendet pasi Messi fitoi Kupën e Botës (video)

by KLIKOJE.AL

Argjentina feston më në fund fitoren e kupës së Botës. Një triumf i ardhur me meritë dhe me shumë vuajtje, vetëm pas penalltive me Francën kombëtarja Albiceleste u shpall kampione.120 minutat u mbyllën 3-3, të besuarit e Scalonit nuk falën nga 11-metërshat, duke marrë kështu trofeun në shtëpi.

Gazetari dhe komentatori i njohur i futbollit, Andin Lokaj iu gëzua tej mase fitores së Argjentinës sonte si kampione e botës. Pasi ylli argjentinas, Lionel Messi u shpall kampion bote, Lokaj ka shfaqur emocione të shumta. Përmes një videoje, shihet teksa gazetari i sportit feston duke brohoritur emrin e djalit të tij dhe Messit.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Leave a Comment

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.