“Besoj te fitorja ndaj Kukësit”/ Taulant Marku ndez “derbin” e mbijetesës: Vlerësim maksimal, por ne…

Taulant Marku

Me nëntë gola të shënuar, nga të cilët katër të realizuar në vitin 2025, e rendisin sulmuesin Taulant Marku në listën e pesë golashënuesve më të mirë të kampionatit të Kategorisë së Parë. Ecuria e 30-vjeçarit gjatë këtij viti ka qenë e mirë, pasi jo vetëm ka qenë konstant në paraqitjet e tij, por shënimi i 4 golave është treguesi i formës pozitive që ai po kalon. Goli i shënuar në ndeshjen e fundit ndaj Valbonës në transfertë ishte përcaktues në marrjen e trepikëshit, aq shumë të domosdoshëm për skuadrën dibrane.

FITORJA NDAJ VALBONËS– Fitoren ndaj Valbonës e konsiderojmë mjaft të rëndësishme për ecurinë e skuadrës sonë. Ky sukses e motivon Korabin për ndeshjet në vazhdim. Tashmë nuk kemi kohë të mendojmë për një diçka të kaluar, pasi përpara kemi dhe disa ndeshje, ku çdonjërën prej tyre e konsideroj finale më vete.

KUKËSI-Misioni nis nga përballja e së shtunës me Kukësin. I kemi kushtuar vlerësim maksimal, për vetë pozitat që skuadrat kanë në renditje. Parashikoj një ndeshje të luftuar nga të dyja ekipet dhe marrja e tri pikëve është e vetmja alternativë që na shkëput nga vendet e fundit. Kam besim se do ta arrijmë objektivin, për vetë formën e mirë që po kalojmë aktualisht. Ishte deklarata e Taulant Marku

Pas 27 javësh, skuadra dibrane është në kuotën e 28 pikëve me golavarazh 27-44, ndërsa Kukësi vjen pas tyre me një pikë më pak.

Related posts

“Të lutem, e di çfarë pyetje do më bësh”, Ardian Mema thuajse në lot për sfidën ndaj Tiranës; Kam jetën te ai ekip, kam një ngarkesë…

“Skënderbeu do të rikthehet”, Ardian Takaj reagon pas rënies në Kategorinë e Parë: Ju meritoni më shumë, ju kërkoj ndjesë të gjithëve

“Deri më datë 5 do jemi gati”, Skënder Gega për shortin me Egnatian dhe situatën te Partizani: Asgjë personale me lojtarët…