Talenti i Bayern gati të luajë për Kosovën! Takohet me zyrtarët e FFK-së

Arijon Ibrahimoviç mund të bëhet pjesë e përfaqësueses së Kosovës. Ky është lajmi i mrekullueshëm që vjen për kombëtaren dardane. Është gazetari i njohur, Arlind Sadiku që raporton se zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë pasur një takim me mesfushorin.

17-vjeçari dhe familja e tij e kanë mirëpritur dëshirën e FFK-së që lojtari të kontribuojë për Kosovën. Megjithatë s’ka asgjë përfundimtare. Talenti i Bayern Munchen dhe familja e tij do të kenë edhe një takim tjetër për të vendosur pikat mbi “i”.

Related posts

“Me frena në pjesën e parë”/ Strategjia që mposhti Partizanin, Martini shpjegon lëvizjet kyçe: Nuk doja…

Egnatia likujdon Bylisin me tre gola, Julian Brahja me rezerva: Nuk ishim të qartë, sot ishim të modifikuar

Partizan i pafat! Dy gola të anuluar, Vllaznia godet në kryeqytet dhe blindon kreun (video)