Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: Test personaliteti

  • Zgjidhni një pemë dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë!

    Zgjidhni një pemë dhe zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë!

    Sot ne ju ofrojmë një test që do të përpiqet të zbulojë aspektet e fshehura të personalitetit tuaj. Këto janë ato nuanca të vogla të karakterit tuaj që ndoshta as nuk i njihni. Ndonjëherë mund të ndodhë që këto teste të ndihmojnë disa njerëz të zbulojnë detaje të vogla që nuk i kishin vënë re në jetën e tyre.

    Në disa raste mund të ndodhë që një person të dijë disa aspekte të karakterit të tij, por nuk është në gjendje t’i pranojë ato. Testet si kjo shërbejnë pikërisht për të sqaruar dhe nxjerrë në pah pikat e forta dhe të dobëta të një personi, duke e lejuar atë të kuptojë dinamikat që nuk ishin ende shumë të qarta për të.

    Kur të keni zgjedhur imazhin tuaj të preferuar, mund të zbuloni personalitetin tuaj të vërtetë.

    Bazuar në zgjedhjen që bëni, do të keni mundësi të gjeni një profil të personalizuar. Pas secilit profil fshihet një personalitet i ndryshëm. Sot do të jeni në gjendje të zbuloni disa aspekte të karakterit tuaj që, ndoshta, as nuk e kishit menduar se i njihnit.

    Zgjidhjet e testit

    Nëse keni zgjedhur pemën numër një, atë blu, kjo do të thotë që ju jeni një person pak melankolik. Shpesh mendoni për të kaluarën, jeni nostalgjikë dhe mbani gjithmonë mend momentet më të mira të rinisë suaj. Fatkeqësisht, këta njerëz rrallë janë në gjendje të shijojnë plotësisht të tashmen dhe kanë pak frikë nga e ardhmja. Nëse ky është rasti juaj, dijeni se duhet të përpiqeni të jetoni në të tashmen me më pak ankth. Vetëm në këtë mënyrë do të jeni në gjendje të luftoni frikën dhe ankthin tuaj, duke qenë në gjendje të shijoni edhe momentet e vetme të lumtura.

    A ra vëmendja në pemën numër dy? Nëse është pema e kuqe që tërhoqi menjëherë vëmendjen tuaj, kjo do të thotë që ju jeni një person veçanërisht entuziast. Kjo ndjenjë ka qenë gjithmonë me ju dhe ju ndjeni nevojën për ta kërkuar vazhdimisht atë. Nuk ka jetë pa entuziazëm për ju. Ju jeni shumë të dhënë pas sfidave, me të cilat përballeni gjithmonë me shpirt luftarak, duke nxjerrë shumë energji. Jepni gjithmonë më të mirën tuaj në çdo situatë. Ju përpiqeni të jeni të lumtur dhe shpesh jeni në humor të mirë. Kini kujdes të mos shpenzoni shumë energji kur duhet të merrni një vendim të rëndësishëm, mund ta teproni dhe të bëni gabime serioze.

    Nëse keni zgjedhur pemën e tretë, atë me ngjyrë të verdhë dhe jeshile, kjo do të thotë që ju jeni një person veçanërisht i shqetësuar. Ky lloj emocioni është gjithmonë i pranishëm në jetë dhe ndikon në vendimet tuaja. Keni frikë nga e ardhmja dhe shpesh e lini veten të ndikohet nga frika juaj në situatat më kritike. Ju jeni gjithmonë shumë të vëmendshëm ndaj çdo detaji të vogël, asgjë nga ajo që ju rrethon nuk ju shpëton. Truri juaj është gjithmonë i zënë, mendimet janë gjithmonë të shumta dhe ju rrallë jeni optimistë. Ju shqetësoheni shumë për të ardhmen tuaj, jeni pesimistë dhe keni tendencë të ekzagjeroni problemet, ndoshta sepse nuk keni guximin të përpiqeni të merreni me to.

    A keni zgjedhur pemën e katërt? Është një bimë që ka lule të të gjitha ngjyrave. Nëse kjo pemë ka tërhequr vëmendjen tuaj më shumë se të tjerët, kjo do të thotë që ju jeni një person veçanërisht empatik. Shpesh mund të harmonizoheni me të tjerët dhe jeni në gjendje të përshtateni me çdo situatë. Edhe ato më kritike.

    Ju jeni një person që gjithmonë duhet të provoni përvoja të reja. Qëndrimi në vend ju mërzit, nuk ka gjasa të qëndroni në të njëjtin vend për më shumë se një javë. Edhe nga pikëpamja profesionale ju jeni gjithmonë në kërkim të një pozicioni më të mirë. Kjo, ndonjëherë, ju nxit të bëni hapin e madh. Herë pas here përpiquni të mendoni me kujdes para se të merrni një vendim të rëndësishëm.

    Burimi: Revista “Psikologjia”

  • Test personaliteti – Zgjidhni njërën nga fotot dhe zbuloni se cila është pika juaj e dobët në dashuri!

    Test personaliteti – Zgjidhni njërën nga fotot dhe zbuloni se cila është pika juaj e dobët në dashuri!

    Zgjidhni një imazh dhe zbuloni se cila është dobësia juaj kur bëhet fjalë për dashurinë.

    Nëse keni zgjedhur:

    Nr.1

    Jeni një person që nuk kënaqeni me një jetë sipërfaqësore. Jeni të etur për lidhje të thella me njerëzit përreth jush, në të gjitha fushat. Ajo që është e rëndësishme për ju në dashuri është ndjenja e sigurisë.

    Është mirë që të jeni të kujdesshëm, por kur vjen puna te dashuria, do të humbni shumë nëse fokusoheni gjatë gjithë kohës tek ajo që mund të shkojë keq. Gjithmonë do të ketë gjëra që do t’ju trembin, por që nuk duhet t’ju pengojnë të jetoni jetën. Nëse nuk rrezikoni, nuk do të merrni asgjë.

    Nr.2

    Jeni një person që pranon pothuajse të gjithë njerëzit në zemrën e tij. Shihni bukurinë edhe në situatat më të këqija. Ju mendoni se kjo ju lejon të shihni dhe të kuptoni thellësinë dhe gjerësinë e përvojës njerëzore.

    Sidoqoftë, ndonjëherë është e vështirë të arrish tek ti. Aftësia për të gjetur gjërat e bukura dhe pozitive tek vetja në rrethanat më të pazakonta mund t’i bëjë njerëzit të ndihen inferiorë para jush.

    Si një partner i dashur, forca juaj më e madhe është aftësia për të ndihmuar të tjerët që nuk ndihen mirë dhe mendojnë se bota e tyre është vetëm e errët.

    Është vendimtare për ju që jeta romantike të jetë një hapësirë ​​që ju bën të ndjeni mistikën e ekzistencës. Dëgjoni veten dhe shpirtin tuaj, vetëm atëherë do të jeni në gjendje të gjeni shpirtin binjak.

    Nr.3

    Aktualisht jeni duke luftuar me disa probleme të vetëvlerësimit.

    Takimi me dikë që mund t’ju ​​ndihmojë të shpëtoni nga këto mendime do të jetë magjik. Është e mrekullueshme të gjesh dikë që të kupton dhe të mbështet kur barra e jetës bëhet gjithnjë e më e rëndë, por nëse nuk e pranoni dhe nuk e doni veten, nuk do të jeni kurrë në gjendje t’i doni vërtet të tjerët.

    Burimi: Italia Feed

  • Test personaliteti/ Çfarë patë të parën në foto? Kjo tregon shumë për gjendjen tuaj aktuale

    Test personaliteti/ Çfarë patë të parën në foto? Kjo tregon shumë për gjendjen tuaj aktuale

    Testet e personalitetit mund të jenë një gjë shumë interesante për të marrë pjesë. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme të testit të personalitetit dhe megjithëse shumë janë koncize dhe të hollësishme, si testi i personalitetit Myers-Briggs, që nuk është vetëm informues, por edhe argëtues.

    Truri ynë përpunon miliona informacione në sekondë nga ajo që shohin sytë tuaj, për të interpretuar atë që po shihni. Prandaj edhe zgjedhja nuk është e rastësishme. Testojeni më poshtë se çfarë patë të parën.

    Nëse i keni parë shtyllat të parat:

    Kjo mund të tregojë mundësinë që ju preferoni komoditetin dhe sigurinë mbi shumicën e gjërave.

    Përmbushja e qëllimeve tuaja të mëdha në jetë nuk do të jetë e mundur nëse nuk mësoni të dilni nga zona juaj e rehatisë.  Gjithashtu është një shenjë që ju përqendroheni në realizimin e qëllimeve tuaja dhe nuk ju duhen shumë kohë për të punuar mbi to.

    Nëse i keni parë njerëzit më parë:

    Kjo do të thotë që ju jeni një shpirt i lirë dhe jeni gati për të lënë mjedisin tuaj aktual. Jeta juaj është plot me njerëz dhe aventura të pabesueshme.

    Ju jeni një shpirt kurioz dhe i mirë, por nuk duhet të endeni për një kohë të gjatë. Qendroni gati kur të vijë koha e duhur për të vendosur qëllimet tuaja.

  • Test personaliteti: Zgjedhja që do bëni do ju tregojë shumë për ju

    Test personaliteti: Zgjedhja që do bëni do ju tregojë shumë për ju

    TEST PERSONALITETI

    A keni menduar ndonjëherë pse njerëzve ju pëlqen të bëjnë quiz-e dhe teste personaliteti? Shkencëtarët besojnë se njerëzit përpiqen t’i japin një kuptim jetës së tyre duke i drejtuar vetes 3 pyetje të rëndësishme: Kush jam? Çfarë mendojnë të tjerët për mua? Çfarë dua të bëhem në jetë? Testet e personalitetit na ndihmojnë ndonjëherë për t’i dhënë përgjigje këtyre 3 pyetjeve kaq jetike. Bright Side na e jep mundësinë përmes këtij testi personaliteti për të mësuar më shumë rreth vetes suaj. Mjafton të zgjidhni se kush është më “budallai” në foton e mësipërme:

    Personi i parë

    Nëse keni zgjedhur personin e parë, kjo do të thotë se ju jeni fatalist. Do të preferonit të hiqnit dorë nga çdo gjë nëse besoni se situata nuk do të ndryshojë në asnjë mënyrë. Ju i pranoni ngjarjet dhe rrethanat ashtu siç janë. Ju kurrë nuk filloni një argument dhe në përgjithësi silleni në mënyrë paqësore, sepse luftimet dhe grindjet vetëm ju mërzisin. Ju keni një zemër të madhe dhe e vlerësoni shumë ndershmërinë. Mos lejoni që të mendoni se gjithçka është e paracaktuar dhe mos harroni se jeni ju që e krijoni fatin tuaj.

    Personi i dytë

    Nëse shkoi me opsionin e dytë, mund të karakterizoheni si një person që shpesh merr vendime të nxituara. Kështu që herën tjetër që merrni një vendim, merrni kohë dhe përpiquni të analizoheni gjendjen e përgjithshme. Jeni pak kokëfortë dhe nuk ndiheni keq për atë që ka ndodhur në të kaluarën. Ju merrni përgjegjësinë e plotë për vendimet tuaja dhe vareni vetëm nga vetja.

    Personi i tretë

    Pra, ju keni zgjedhur personin e tretë. Ju jeni një luftëtar i vërtetë dhe ndonjëherë veproni në mënyrë impulsive. Ju keni një aftësi të madhe për të luftuar deri në fund kur bëhet fjalë për mbrojtjen e pozitës suaj dhe për gjërat në të cilat besoni. Përballja me strategji dhe qasje të reja është vetëm aftësia juaj dhe për këtë gjë njerëzit si ju zakonisht bëhen të shkëlqyer në biznes.

    Personi i katërt

    Nëse keni zgjedhur personin e katërt, kjo do të thotë se jeni një shpirt rebel. Ju jeni një jo-konformist i vërtetë i cili është i gatshëm të sakrifikojë edhe interesat e veta në mënyrë që të bëjë diçka për dikë tjetër. Ju besoni në parimet tuaja dhe mendoni se pikëpamja ose vendimi juaj është gjithmonë më i miri. Mos harroni se shumëllojshmëria e mendimeve shpesh i jep një kuptim më të mirë një situate, prandaj herën tjetër kur të filloni një argument, përpiquni të dëgjoni edhe mendimin e të tjerëve.

    CILIN ZGJODHËT JU?