Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: SHISH

  • Shqipëria goditet nga një tjetër sulm kibernetik, rusët hakerojnë faqen online të SHISH

    Shqipëria goditet nga një tjetër sulm kibernetik, rusët hakerojnë faqen online të SHISH

    Një grup hakerash rus kanë sulmuar e bllokuar faqet online të Shërbimit Informativ Shtetëror. Një burim nga SHISH i tha gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu, se kemi të bëjmë thjesht me një sulm që nuk lejon mundësi aksesi në faqen zyrtare web. I njëjti burim konfirmoi se sulmi është vetëm në këtë faqe e cila nuk është e lidhur me serverat apo arkivën e SHISH.

    Top Channel mëson se sulmi është ndërmarrë nga “IT Army of Russia”, ky APT pro-Rus me lidhje direkte me inteligjencën ruse. Në postimin e tyre ata thonë: “Mirëmbrëma, CyberArmy! Ne vazhdojmë punën tonë modeste për Shqipërinë. Ne po mundohemi të rrëzojmë Shërbimin Informativ Shtetëror – policinë zyrtare të shtetit të Republikës së Shqipërisë.”

    Ky sulm vjen pas atyre kibernetike të Iranit në Gusht të 2022-shit.

  • U propozua në krye të SHISH/ Kush është Vlora Hyseni? E akuzuar për lidhje me Serbinë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani

    U propozua në krye të SHISH/ Kush është Vlora Hyseni? E akuzuar për lidhje me Serbinë, e shkarkuar nga Kurti e Osmani

    Vlora Hyseni është emri i kreut të qeverisë për kreun e re të Shërbimit Informaiv të Shtetit. Kryeministri Edi Rama njoftoi përmes një postimi në Facebook se Hyseni është propozimi që i dorëzuar në tavolinë Presidentit Bajram Begaj për të zënë pozicionin e kryetares së SHISH. Por, Hyseni duket se nuk ka një të shkuar aq ‘të pastër’ përsa u përket detyrave që i janë caktuar më herët.

    Vlora Hyseni më parë ka mbajtur pozicionin e zv/drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si dhe të drejtores së këtij institucioni për katër muaj rresht, gjatë periudhës që mbeti pa drejtor. Ajo u emërua nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur u shkarkua drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, ku në këtë karrige e zëvendësoi Petrit Ajeti.

    Më 30 qershor të vitit 2021, i sapo zgjedhur si kryeministër, Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani lajmëruan me një njoftim të beftë shkarkimin e Vlora Hysenit. Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë në mbështetje të nenit 6 (paragrafi 4) të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

    Presidenca dhe ZKM-ja shpjegojnë se e kanë paralajmëruar Hysenin se mosruajtja e informacioneve që ajo i posedon nga puna në AKI, do të mund t’i kushtonte asaj, gjë që si duket ajo nuk e kishte marrë në konsideratë.

    “Zbulimi ose mosruajtja e informacioneve të klasifikuara paraqet vepër penale të dënueshme sipas Kodit nr.06/074 Penal të Republikës së Kosovës, Ligjit Nr.03/L-178 për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë dhe legjislacionin tjetër përkatës në fuqi që ka të bëjë me informacionin e klasifikuar,”- thuhet në njoftim.

    Hyseni nga informacionet e pakta që dihen për të, përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja.

    Por, deri më tani nuk bëhen me dije se cilat kanë qenë informacionet e klasifikuara që ajo nuk i ka ruajtur dhe i ka ndarë me ‘armiqtë’ e Kosovës, duke qenë se sipas mediave të Kosovës përshkruhet si njeriu i Hashim Thaçit dhe ‘mbuluese’ e çdo marrëdhënieje që lidh Kosovën me Serbinë.

    Por, pavarësisht dyshimeve, edhe pse zyrtarisht nuk ka pasur asnjë akuzë, kryeministri Edi Rama e bëri ojesë të stafit të tij. Vetëm disa muaj pas shkarkimit të saj si zv/drejtore e AKI-së, Hyseni është punësuar nga Rama si këshilltare e tij.

    Por mesa duket, Hyseni, ndryshe nga raporti që mbajti me qeverinë e Kosovës, me Ramën është treguar mjaft besnike dhe për këtë arsye, por shpërblehet me postin e ri.