Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: palestine

  • Punonte në Izrael, 21-vjeçari shqiptar rrëfen përjetimet e luftës: Ishte e frikshme, pashë të vrarë në rrugë

    Punonte në Izrael, 21-vjeçari shqiptar rrëfen përjetimet e luftës: Ishte e frikshme, pashë të vrarë në rrugë

    Jorgo Janllari nga fshati Sovjan i bashkisë Maliq është 21 vjeç dhe prej më shumë se 1 viti jetonte dhe punonte në Izrael. Prej pak ditësh është kthyer në atdhe, për shkak të shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe grupit të Hamasit në Gaza.

    Jorgo tregon se si vendosi të ikte në Izrael.

    “Unë shkova bashkë me shokun tim si turist, aty gjatë ditëve takuam disa shqiptarë të cilët na thanë se mund të merrnim vizë e të punonim. Kështu vendosëm të qëndronim, u pajisem me vize dhe punuam rregullisht,” – tha ai.

    Përjetimi i luftës për të riun shqiptar ishte tmerrues, e aq më tepër teksa tregon se ka parë dhe terroristë në rrugët e Tel Avivit, po ashtu edhe njerëz të vrarë.

    “Nisi papritur, gjendja u bë shumë keq, rrugët u bllokuan. Unë qëndroja në një zonë të Tel Aviv dhe data 7 Izraeli u sulmua, rrugëve kryesore kishte dhe terroriste që kalonin me makina dhe motorë, i pamë vet dhe ishin të gjithë me armë. Shkonin në çfarëdo lloj drejtimi. Çfarë u dilte para ata gjuanin,” – u shpreh Jorgo.

    Tmerrit të luftës ju shtua edhe mungesa e ushqimeve rezervë që për të riun shqiptar dukje e pabesueshme.

    “Normal ishte frikë sepse policia nuk na lejonte të dilnim jashtë, ishim të mbyllur në shtëpi, nga dritaret pamë të vdekur, ishte keq dhe për pjesën e ushqimeve kemi qenë të mbyllur për 4 ditë, policia nuk të lejonte të dilje jashtë,” – tregoi ai.

    Të ndodhur në kushte të tilla bashkë me shokun shqiptar, gjetën mundësi rikthimi në atdhe përmes ambasadës.

    “Vendosëm të ktheheshim, pame lajm në internet se ambasada shqiptare në Izrael bënte thirrje për shqiptarët që jetonin aty. Kontaktuam me ambasadën dhe u rikthyem,” – rrëfeu Jorgo.

    Në Izrael vetëm nga juglindja e vendit janë rikthyer nga situata e krijuar nga lufta afro 30 persona, kryesisht të rinj të cilët prej disa vitesh punonin dhe jetonin në qytete të ndryshme të shtetit hebre.

  • Dalin pamjet e sulmit të Hamasit në festivalin që u zhvillua në Izrael, qëllojnë pa mëshirë në tualetet e jashtme (video)

    Dalin pamjet e sulmit të Hamasit në festivalin që u zhvillua në Izrael, qëllojnë pa mëshirë në tualetet e jashtme (video)

    Luftëtarët e Hamasit ishin të vendosur të vrisnin sa më shumë që të mundnin gjatë sulmit që nisën në Izraelin jugor. Videoja tronditëse e publikuar nga forcat izraelite tregon Hamasin duke qëlluar pa dallim në tualetet e jashtme të Festivalit të Muzikës Nova.

    Në video shihet se gjëja e parë që bëjnë terroristët është që të hapin zjarr në dyert e mbyllura të tualeteve të jashtme, gjë që tregon se ata donin të vrisnin edhe ata që fshiheshin.

    Kujtohet se Hamasi pushtoi Izraelin në orët e para të së shtunës së kaluar dhe nisi një sulm të paprecedentë, duke lënë pas shumë të vdekur. Në festivalin e muzikës në natyrë, viktimat kaluan 260.

  • 200 të vdekur nga lufta Izrael-Palestinë, Këshilli i Sigurisë në OKB nis mbledhjen urgjente

    200 të vdekur nga lufta Izrael-Palestinë, Këshilli i Sigurisë në OKB nis mbledhjen urgjente

    Të paktën 200 persona kanë mbetur të vrarë në Izrael që kur militantët e Hamasit nisën një sulm të befasishëm të shtunën herët në mëngjes, sipas shërbimit të shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka.

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Ndërkaq, presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi më herët një bisedë me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

    Në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë, Biden dënoi grupin militant Hamas për fillimin e një sulmi të befasishëm ndaj Izraelit, duke theksuar se: “Nuk ka asnjëherë justifikim për sulmet terroriste.”

    Sipas Biden, SHBA-të do të kenë mbështetjen e Izraelit.

     “Ne do të sigurohemi që ata të kenë ndihmën për të cilën qytetarët e tyre kanë nevojë dhe ata mund të vazhdojnë të mbrojnë veten,” tha presidenti.

    Presidenti amerikan dekurajoi palët e tjera armiqësore ndaj Izraelit, nga shfrytëzimi i sulmeve në avantazhin e tyre.

    “Bota po shikon”- paralajmëroi udhëheqësi amerikan.

  • Ushtria izraelite vret gjashtë palestinez në Bregun Perëndimor

    Ushtria izraelite vret gjashtë palestinez në Bregun Perëndimor

    Gjashtë palestinezë u vranë këtë pasdite në një bastisje të ushtrisë izraelite në Jenin, në Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas raportit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë palestineze.

    Ushtria izraelite po kryen një operacion në kampin e refugjatëve Jenin. Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite rrethuan një shtëpi në kamp dhe pasuan përleshje të ashpra me persona të armatosur të izoluar brenda ndërtesës, si dhe me luftëtarë palestinezë jashtë saj.

    Në një deklaratë të shkurtër, ushtria izraelite tha vetëm se forcat e sigurisë po kryenin një “operacion” në kampin Jenin.Ministria e shëndetësisë tha më herët se një 26-vjeçar, Muhammad Wael Ghazawi, u vra kur u qëllua në gjoks.

  • Momenti emocionues i daljes së palestinezit mbas 35 vitesh nga burgjet izraelite

    Momenti emocionues i daljes së palestinezit mbas 35 vitesh nga burgjet izraelite

    Autoritetet në Izrael kanë liruar të hënën të burgosurin palestinez, Rushdi Abu Mokh, 58 vjeç, pas shërbimit të tij për rreth 35 vjet prapa grilave.

    Sipas mediave të huaja, Abu Mokh, nga qyteti i dominuar me arabë, Baqa al-Gharbiyye në Izrael, ishte arrestuar në vitin 1986, bashkë me tre kolegë të tij, me akuza për bashkëpunim me një celulë që i përkiste Frontit Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP).

    Kjo celulë ishte akuzuar për rrëmbimin e një ushtari izraelit dhe për tentimin për ta nxjerrë atë nga territoret palestineze, ku do të përdorej si një shkëmbim për ndonjë të burgosur palestinez.

    Abu Mokh ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë izraelite, para se dënimi i tij të reduktohej në 35 vjet në burg.

    Sipas Shoqatës për të Burgosurit Palestinezë, Izraeli kishte refuzuar të lironte Abu Mokh dhe kolegët e tij në ndonjë shkëmbim të të burgosurve me grupet palestineze të rezistencës.

    Siç thuhet më tej, Izraeli ende mban 25 palestinezë, të cilët ishin arrestuar dhe burgosur para marrëveshjes së Oslos.

    Po sipas të dhënave të palestinezëve, në burgjet izraelite ka rreth 4.400 palestinezë, përfshirë edhe 39 gra dhe 155 fëmijë.

    Gjithashtu, siç thuhet më tej, 350 persona po mbahen në bazë të një politike të ndalimit të Izraelit, me anë të së cilës lejohet mbajtja e palestinezëve pa akuzë ose gjyq.

    Burimi: Telegrafi