Lajmet e fundit | Klikoje.al

Tag: lotet

  • Të qash mund të rezultojë edhe pozitive! Zbuloni 5 përfitimet

    Të qash mund të rezultojë edhe pozitive! Zbuloni 5 përfitimet

    Njerëzit mund të përpiqen të ndrydhin lotët nëse i shohin si një shenjë dobësie, por shkenca sugjeron që ta bësh këtë mund të nënkuptojë humbjen e një sërë përfitimesh. Këto janë pasojat pozitive që vijnë si pasojë e lotëve, ndaj, herën e ardhshme që do të përpiqeni të mos qani, mendohuni dy herë.

    1. Ka një efekt qetësues

    Një studim i vitit 2014 zbuloi se të qarit mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë qetësues te njerëzit. Studimi shpjegoi se si të qarit aktivizon sistemin nervor parasimpatik (PNS), i cili i ndihmon njerëzit të relaksohen.

    2. Merrni mbështetje nga të tjerët

    Përveçse i ndihmon njerëzit të qetësohen, lotët mund t’i ndihmojnë njerëzit të marrin mbështetje nga të tjerët rreth tyre. Siç shpjegon ky studim i vitit 2016, të qarit është kryesisht një sjellje lidhëse, pasi mbledh mbështetjen nga njerëzit përreth. Kjo njihet si përfitim ndërpersonal ose social.

    3. Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve

    Hulumtimet kanë gjetur se përveç që është qetësues, derdhja e lotëve emocional çliron oksitocinë dhe endorfinë. Këto kimikate i bëjnë njerëzit të ndihen mirë dhe gjithashtu mund të lehtësojnë dhimbjen fizike dhe emocionale. Në këtë mënyrë, të qarit mund të ndihmojë në uljen e dhimbjes dhe promovimin e një ndjenje mirëqenieje.

    4. Rrit humorin

    Të qarit mund të ndihmojë në ngritjen e humorit të njerëzve dhe t’i bëjë ata të ndihen më mirë. Përveç lehtësimit të dhimbjes, oksitocina dhe endorfina mund të ndihmojnë në përmirësimin e humorit.

    5. Lëshon toksinat dhe largon stresin

    Kur njerëzit qajnë si përgjigje ndaj stresit, lotët e tyre përmbajnë një sërë hormonesh stresi dhe kimikate të tjera. Studiuesit besojnë se të qarit mund të zvogëlojë nivelet e këtyre kimikateve në trup, të cilat, nga ana tjetër, mund të reduktojnë stresin. Megjithatë, nevojiten më shumë kërkime në këtë fushë për ta konfirmuar këtë.

  • Arsyet përse po qajmë më shumë/ Faktet interesante që duhet t’i lexoni

    Arsyet përse po qajmë më shumë/ Faktet interesante që duhet t’i lexoni

    Në këto kohë tepër skalitëse, njerëzit vërejnë se qajnë më shpesh se çdo herë tjetër dhe kjo nuk ka arsye përse të reflektojë një ndryshim në personalitet.

    Stresi prej koronavirusit godet në mënyra të ndryshme: izolimi social, frika ndaj ekspozimit, humbja e një personi të dashur, shkollimi i fëmijëve online dhe mbi të gjitha financat e paqëndrueshme.

    Psikologët sqarojnë se stresi shkakton plogështi të thellë që vështirëson aftësinë tonë për tu vetë-qetësuar.

    Kjo na bën tepër të brishtë ndaj drobitjes emocionale e për pasojë, lotët bien sa hap e mbyll sytë.

    Shkenca e Lotëve, Arsyeja Përse Po Qajmë Kaq Shpesh

    E qara, sipas psikologëve, mund të jetë një formë vetë-qetësimi për disa njerëz.

    Ajo e ndihmon trupin të arrijë një qetësi fiziologjike dhe ul rrahjet e zemrës.

    Arsyet përse qajmë janë të larmishme dhe mund të nxiten jo vetëm nga hormonet.

    E Qara Emocionale

    Ngarkesa e rëndë emocionale e bën të vështirë përpunimin e ndjenjave dhe mendimeve dhe akumulimi pa karar i tyre duhet shkarkuar.

    Nëse vëni re që përloteni shpesh gjatë ditës duhet të kujdeseni patjetër për veten, duke kërkuar një takim tek terapisti, duke zbatuar teknika të qetësimit ose thjesht fare duke bërë një banjë të nxehtë.

    Empatia Emocionale

    E qara mund të jetë ngjitëse. Nëse vëreni se po përloteni më shpesh pasi keni kaluar kohë me dikë që qan vazhdimisht, atëherë subkoshienca juaj nxit të qarën si pasojë e empatisë emocionale.

    Emocionet aktivizojnë një pjesë të trurit që reflekton edhe gjendjen e ngarkuar të personit tjetër dhe e qara vjen natyrshëm.

    E Qara Si Rrjedhojë e Asociimit

    E keni vënë re që kur rishikoni një film që ju ka emocionuar, qani më lehtë? Kjo vjen si pasojë e asocimit të një kujtimi, kënge, filmi me një ndjenjë të caktuar emocionale siç është trishtimi, melankolia etj.

    Truri regjistron reagimin e parë dhe më pas e përsërit atë sipas nevojës.

    Faktori Temperament

    Njerëzit që kanë çrregullime emocionale dhe i përjetojnë emocionet në nivel më të thellë se të tjerët janë më të prirur të qajnë me shpesh dhe më lehtë.

    Njerëz të caktuar bëhen shumë të ndjeshëm në situata që ngacmojnë emocionet e tyre, siç mund të jetë rasti i trishtimit.

    Një njeri me temperament të fortë qan më pak, ndërsa një njeriu të ndjeshëm i shpëtojnë lotët pa fre.

    Depresioni Dhe Ankthi

    Nëse ju vëreni ndryshime në frekuencën dhe intensitetin e të qarës dhe përputhjen e tyre me humorin tuaj, atëherë duhet të konsultoheni me mjekun për të përjashtuar ose jo mundësinë e depresionit.

    Ky i fundit karakterizohet nga ndjenjat e mërzisë, mungesës së shpresës, boshllëkut, humbjes së interest, shqetësimeve me gjumin dhe plogështinë.

    Ankthi nga ana tjetër karakterizohet nga një shqetësim i thellë, irritim i tejskajshëm, vështirësi në përqendrim dhe lotë… shumë lotë.

    Nëse këto rreshta përshkruajnë mirë gjëngjen tuaj emocionale, atëherë AgroËeb.org ju këshillon që të konsultoheni me një therapist që mund të japë rekomandimet e duhura për tu ndier më mirë.

    Traumat e Fëmijërisë

    Traumat e fëmijërisë janë përgjegjëse për shumë prej çrregullimeve mendore apo edhe luhatjeve të humorit.

    Njerëzit që kanë kaluar një eksperiencë traumatike e kanë më të lehtë për të qarë se njerëzit që kanë kaluar një jetë përgjithësisht të hareshme.

    Kjo ndodh sepse sistemi nervor simpatetik përjeton traumën dhe ankthin në të njëjtën mënyrë me episodin e parë, pra është një reagim i përvetësuar dhe e qara vjen automatike.

    Personaliteti

    Secili prej nesh ka një personalitet unik që përbëhet nga sjellje, veçori, karakteristika dhe aftësitë e të nxënit dhe të funksionuarit.

    Dallimet biologjike në strukturën e trurit dhe në fiziologji ndikojnë fort në personalitetin tuaj dhe në ndjeshmërinë emocionale gjë që mund të shkaktojë një lumë lotësh.

    Ka njerëz me personalitet të brishtë që janë tepër të ndjeshëm ndaj rrethanave, ambientit, ndjenjave, sensit të së mirës dhe të keqes e të tjera si këto të cilët për fat të keq, janë të predispozuar të qajnë më shpesh dhe të vuajnë më shumë.

    Burimi: AgroWeb.org